External Publication
Visit Post

Pse iu sekuestrua vetura 'Audi' një 22-vjeçari nga Vrapçishti?

Zhurma Press June 19, 2026
Source

GOSTIVAR — Gjatë një kontrolli të rregullt në trafik më 18 qershor, Policia e Gostivarit ndaloi në fshatin Toplicë një automjet të tipit 'Audi' me targa të Gostivarit. Mjeti drejtohej nga 22-vjeçari K.U., banues në Vrapçisht. Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, zyrtarët policorë konstatuan se ai nuk posedonte fare patentë shoferi.

Pas zbulimit të shkeljes, policia arrestoi shoferin K.U. dhe i sekuestroi veturën. Autoritetet e Gostivarit njoftuan se ndaj 22-vjeçarit do të ngrihet procedurë përkatëse ligjore pas dokumentimit të rastit.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...