External Publication
Visit Post

Sa afër ishte Kosova kualifikimit në EuroBasket 2029 para humbjes me Shqipërinë?

Zhurma Press July 3, 2026
Source

PRIZREN — Kombëtarja e Kosovës në basketboll u mposht nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen para-kualifikuese për EuroBasket 2029, duke i shuar shpresat për avancim në raundin e dytë.

Ndeshja u zhvillua të enjten në palestërn "Sezai Surroi", ku Kosova nuk arriti të gjejë ritmin e duhur për të përmbysur epërsinë e mysafirëve. Humbja erdhi në një ambient të zymtë, me numër të vogël tifozësh në tribunat pothuajse të zbrazëta.

Me këtë rezultat, Kosova mbetet matematikisht jashtë garës për një vend në fazën e ardhshme të parakualifikimeve. Skuadra do ta mbyllë ciklin më 5 korrik me ndeshjen kundër Sllovakisë në Grupin C, por mundësia për kualifikim tashmë është e pamundur.

Disfata vjen pas një serie performancash të paqëndrueshme, ku Kosova kishte shfaqur shpresa për një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë, e cila tashmë merr avantazhin në grup.

Burim: Zëri_,_ http://www.zeri.info/sport/628587/ — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...