Kush janë kundërshtarët e Kosovës sot në basketboll 3x3?
PRISHTINË — Dy përfaqësueset e Kosovës në basketboll 3x3 zhvillojnë sot ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian. Federata e Basketbollit të Kosovës tashmë ka publikuar oraret zyrtare të këtyre takimeve. Të gjitha ndeshjet kualifikuese për të dyja ekipet kombëtare do të luhen në Prishtinë.
Ndeshjet e ekipit të meshkujve do të nisin në orën 17:00, ku në kuadër të grupit A, Kosova luan ndaj Qipros. Më pas, në orën 19:10, djemtë kosovarë do të kenë përballë përfaqësuesen e Irlandës në ndeshjen e tyre të dytë të këtij grupi.
Ndërkaq, te kategoria e femrave, Kosova luan gjithashtu sot ndaj Irlandës në kuadër të grupit B. Kjo ndeshje e vetme për përfaqësuesen e femrave fillon në orën 19:15, menjëherë pas ndeshjes së dytë të ekipit të meshkujve.
Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere