Si u zhvillua përleshja e armatosur në Podujevë?
Zhurma Press
July 2, 2026
PODUJEVË — Katër persona u plagosën në një përleshje të armatosur të enjten, ku u përdorën armë zjarri. Organizata "Betimi për Drejtësi" ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë se si filloi dhe zhvillua konflikti.
Në pamjet shihet se fillimisht personat e përfshirë bisedojnë, pastaj nxirren armët. Nga të plagosurit, dy janë vëllezër (F.Z. dhe F.Z.), ndërsa i treti është daja i tyre, A.Xh. I plagosuri i katërt është një kalimtar rastësor.
Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, ku autoritetet vazhdojnë të hetojnë rrethanat. Përleshja ndodhi vetëm disa ditë pas një ngjarjeje të ngjashme në Llap, ku u plagosën dy persona.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere