Sa efektivë të policisë u lënduan në përplasjet para Parlamentit të Maqedonisë?
Zhurma Press
July 2, 2026
SHKUP — Pas largimit të shpejtë të deputetëve dhe ministrave të mazhorancës nga zona e Parlamentit, situata ka degjeneruar në përplasje të forta midis protestuesve dhe forcave të rendit.
Sipas burimeve, Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariate 20 protestues, ndërsa 9 efektivë të policisë janë lënduar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Përleshjet kanë përfshirë përdorim të sprejit lotësjellës dhe hedhje uji me presion nga autobotët.
Burim: Shenja — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere