External Publication
Visit Post

Pse përdori policia spray lotsjellës përpara Parlamentit?

Zhurma Press July 2, 2026
Source

TIRANË — Tensione të forta dhe përplasje fizike shënshuan paraditen e enjtes përpara Parlamentit, teksa deputetët mblidheshin për seancën plenare. Disa protestues kanë goditur deputetët me vezë, veprim që bëri që policia të reagonte menjëherë duke i shoqëruar ata në komisariat për trajtim më tëtejshëm.

Situata u përkeqësua kur një grup protestuesish çanë gardhin metalik me qëllim që të hynin brenda Parlamentit. Për të neutralizuar përpjekjet e tyre, forcat e policisë përdorën spray lotsjellës dhe spray me piper, gjë që çoi në përplasje fizike të mëtejshme mes dy palëve.

Protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e Qeverisë, kanë shkaktuar plagosjen e 3 efektivëve të policisë. Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, duke i dhënë kështu një dimension tjetër mungesës së tyre në Kuvend.

Burim: Opinion.al — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...