External Publication
Visit Post

Pse policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë kundër protestuesve para Kuvendit?

Zhurma Press July 2, 2026
Source

TIRANË — Tensione të reja janë shënuar para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku protestuesit u ulën këmbëkryq në hyrje për të bllokuar daljen e deputetëve pas përfundimit të seancës plenare. Policia ndërhyri për të larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me autobot.

Gjatë protestës, disa deputetë u sulmuan me vezë dhe sende të forta, ndërsa një grup protestuesish u zhvendos drejt zonës së Pedonales. Ndërhyrja e policisë përfshiu përdorimin e sprajit me piper dhe gazit lotsjellës, duke shkaktuar përplasje të drejtpërdrejta mes efektivëve dhe protestuesve.

Protesta filloi rreth orës 09:20, para nisjes së seancës plenare, ku një pjesë e ligjvënësve socialistë u sulmuan me miell dhe vezë. Policia konfirmoi se një person u shoqërua nga forcat e rendit, por detajet e tjera mbeten të paqarta.

Burim: BoldNews_,_ IndeksOnline_,_ Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...