External Publication
Visit Post

Çfarë kërkon Erion Malaj për dialogun me protestuesit?

Zhurma Press July 1, 2026
Source
TIRANË — Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, deklaroi se qeveria është e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe transparencës në trajtimin e kërkesave të tyre. Sipas Malajt, Kryeministri është shprehur qartë që në fillim se është i hapur për të dëgjuar përfaqësues të protestuesve dhe për të reflektuar mbi çështjet e ngritura. Malaj u shpreh në emisionin “Trialog” në RTSH, se që në nisje të tubimeve, është bërë dallimi mes qytetarëve me kërkesa të drejta për përmirësimin e vendit dhe atyre që, sipas tij, kanë interesa në favor të palëve të treta. “Kryeministri është shprehur qartë që në fillim se është i gatshëm të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve dhe se duhen nxjerrë shumë gjëra të mira, sidomos në ditët e para të protestës. Malaj shtoi se çdo qeveri demokratike duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve kur ai është i qartë dhe i argumentuar. Sipas tij, transparenca në çdo veprim mbetet thelbësore për të shmangur keqinterpretimet dhe për të garantuar një debat të hapur publik. Malaj theksoi se dialogu me qeverinë nuk duhet të jetë i hapur për të gjithë, por duhet të kemi kujdesi për interesat e ndryshme që mund të jenë në lojë. Ai shtoi se qeveria demokratike duhet të jetë e hapur për të dëgjuar zërin e qytetarëve, por jo për të dëgjuar interesat e tjera. Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/politika/deputeti-malaj-qeveria-eshte-e-hapur-per-dialog-me-protestuesit-por-duh-i571044 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...