Pse eurodeputetja italiane mbështet protestat në Tiranë?
TIRANË — Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka shprehur mbështetje të hapur për protestat civile në Tiranë, duke njoftuar se do të vijë në Shqipëri për të takuar shoqërinë civile dhe protestuesit. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Guarda thekson se protestat jo të dhunshme janë një mësues për Evropën dhe se BE-ja duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve.
Guarda përmend amendamentin e propozuar nga partia e saj, “Të Gjelbërit”, i cili kërkon që autorizimet për resortet luksoze të kushtëzohen me vlerësime ambientale dhe standarde evropiane. “Evropa i thotë Edi Ramës se nuk mund të autorizojë një rezort extra luksoz pa ligje që respektojnë standardet evropiane”, deklaron ajo. Delegacioni i “Të Gjelbërve” do të mbërrijë në Tiranë për të takuar OJQ-të dhe qytetarët gjatë ditës së 24-të të protestës.
Protestuesit kërkojnë më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta, në një mobilizim që Guarda e quan “të pa precedentë”. “Është një mobilizim që po na mëson shumë edhe neve. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjojë”, shton eurodeputetja. Protestat në Tiranë kanë zgjatur për 24 ditë, duke kërkuar ndalimin e ndërtimeve luksoze në zona të mbrojtura.
*Burim: Report.al_* — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere