External Publication
Visit Post

Kush i kërkoi llogari Ramës për katër mandate premtimesh?

Zhurma Press July 1, 2026
Source

TIRANË — Mjeku Ilir Allkja ngjiti podiumin para Kryeministrisë gjatë protestës së 31-të radhazi kundër qeverisë, duke renditur premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama gjatë katër mandateve dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.

"Premtove shëndetësi falas dhe sot shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi. Premtove ujë 24 orë dhe shumica e qyteteve s'ka ujë. Premtove rilindje në arsim, por shihni testin 'Pisa'. Premtove mbrojtje të territorit dhe sot e ke dhënë nga veriu në jug," tha ai, duke shtuar se shqiptarët blejnë ushqimet "më shtrenjtë se të gjithë."

"Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mahskulli më i padenjë në karrigen e kryeministrit," tha Allkja, duke iu drejtuar edhe patronazhistëve e spiunëve të pranishëm — u premtoi dinjitet në Shqipërinë e lirë. Shtoi: "Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t'i kërkoj llogari Edi Ramës."

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...