Çfarë ndodhi në aksidentin e autobusit në aksin Tiranë-Durrës?
TIRANË — Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve në aksin Tiranë - Durrës ku u përmbys autobusi. Shoferi 36-vjeçar ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Mes të plagosurve janë 2 fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, 5 të tjerë janë futur në operim, mes tyre 2 turistë të cilët ende nuk janë identifikuar.
“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën”, tha ai.
Burim: Shqiptarja — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere