{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreihzgsaxtadvmxlg7ky7wc7pef3j42rmxc3is6vvlz7v2nrn4ijmqa",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpjimaorrxk2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreiffvl6e4agtavwsbweb5g6atjtdjmnp263deea3swg2kqyrvhhcai"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 367340
},
"description": "Shefi i Urgjencës tregon gjendjen e pacienteve, një fëmijë në gjendje të rëndë",
"path": "/aksident-autobus-tirane-durres/",
"publishedAt": "2026-06-30T17:09:44.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Shqiptarja"
],
"textContent": "TIRANË — Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve në aksin Tiranë - Durrës ku u përmbys autobusi. Shoferi 36-vjeçar ka mbërritur në spital pa shenja jete.\n\nMes të plagosurve janë 2 fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, 5 të tjerë janë futur në operim, mes tyre 2 turistë të cilët ende nuk janë identifikuar.\n\n“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën”, tha ai.\n\n_Burim:_ Shqiptarja\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë ndodhi në aksidentin e autobusit në aksin Tiranë-Durrës?",
"updatedAt": "2026-06-30T17:30:31.845Z"
}