External Publication
Visit Post

Çfarë prioritetesh ka pasur Ministria e Ekonomisë dhe Punës?

Zhurma Press June 30, 2026
Source

SHKUP — Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka prezantuar rezultatet e dy viteve të punës së Ministrisë, duke theksuar se prioritetet kryesore të institucionit kanë qenë krijimi i vendeve të punës, përmirësimi i klimës afariste dhe tërheqja e investimeve të reja.

Ministria e përqëndroj punën e saj në pesë prioritete strategjike, ulje të papunësisë, mbështetje të investimeve, zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zbatim të agjendës reformuese dhe digjitalizim të shërbimeve.

Sipas ministrit Durmishi, vetëm gjatë vitit 2025 janë siguruar më shumë se 2,5 miliardë denarë për masat aktive të punësimit, ndërsa për vitin 2026 janë planifikuar 2,41 miliardë denarë të tjerë për mbështetjen e mbi 10 mijë qytetarëve përmes programeve të vetëpunësimit, stazhit, rikualifikimit dhe punësimit të subvencionuar.

Durimishi në fund të konferencës theksoi se reformat do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me fokus në rritjen e investimeve, forcimin e kompanive vendore dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Burim: Shenja — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...