External Publication
Visit Post

Çfarë u ofron shteti të papunëve të Maqedonisë që duan të hapin biznes?

Zhurma Press June 22, 2026
Source

SHKUP — Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrje publike për personat e papunë që dëshirojnë të themelojnë biznesin e tyre, njoftoi ministri Besar Durmishi.

Thirrjet janë hapur në kuadër të masave aktive për punësim. Durmishi ftoi të gjithë qytetarët e interesuar të informohen dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara. "Shfrytëzojeni mundësinë për një hap të ri drejt punësimit dhe zhvillimit professional," shkroi ministri.

Kushtet e hollësishme dhe procedura e aplikimit gjenden në faqen zyrtare të Agjencisë së Punësimit.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...