External Publication
Visit Post

Si po ndikon financimi i Startup Albania në bizneset inovative?

Zhurma Press June 29, 2026
Source

TIRANË — Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se mbështetja për startup-et përmes programit “Startup Albania” po jep rezultate konkrete në zhvillimin e sipërmarrjeve të reja dhe inovative.

Në një postim në rrjetet sociale, Ibrahimaj solli shembullin e startup-it “SunEasy”, i cili, sipas saj, ka shënuar rritje të dukshme pas përfitimit nga Skema e Granteve 2024.

“Mbështetja e duhur mund të kthejë një ide në një biznes në zhvillim. SunEasy është një shembull konkret i ndikimit që mund të ketë financimi i Startup Albania në rrugëtimin e një startup-i”, u shpreh Ibrahimaj. Numri i punonjësve të SunEasy ka rritur nga 1 në 4, klientët nga 13 në 21, ndërsa të ardhurat janë rritur nga 37% në 63%.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...