{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreieote7k4qqeqe5g2xia2mpl34tt6gxgdvbc33eav6y7a75inwunr4",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mph6pqvazus2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreifh6fyez35dfjc43vumnkioiatgwpolqar73hxnzoj5mglyv2i6yy"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 78318
},
"description": "Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tregon se mbështetja për startup-et po jep rezultate konkrete",
"path": "/financimi-startup-albania/",
"publishedAt": "2026-06-29T19:07:26.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"ATSH"
],
"textContent": "TIRANË — Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se mbështetja për startup-et përmes programit “Startup Albania” po jep rezultate konkrete në zhvillimin e sipërmarrjeve të reja dhe inovative.\n\nNë një postim në rrjetet sociale, Ibrahimaj solli shembullin e startup-it “SunEasy”, i cili, sipas saj, ka shënuar rritje të dukshme pas përfitimit nga Skema e Granteve 2024.\n\n“Mbështetja e duhur mund të kthejë një ide në një biznes në zhvillim. SunEasy është një shembull konkret i ndikimit që mund të ketë financimi i Startup Albania në rrugëtimin e një startup-i”, u shpreh Ibrahimaj. Numri i punonjësve të SunEasy ka rritur nga 1 në 4, klientët nga 13 në 21, ndërsa të ardhurat janë rritur nga 37% në 63%.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Si po ndikon financimi i Startup Albania në bizneset inovative?",
"updatedAt": "2026-06-29T19:07:27.269Z"
}