External Publication
Visit Post

Pse LVV-ja nuk hyn në bisedime për formimin e institucioneve?

Zhurma Press June 29, 2026
Source

PRISHTINË — Partitë e ish-opozitës kanë kritikuar partinë fituese të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-në, për mosnisjen e bisedimeve me partitë e tjera për formimin e institucioneve. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se varet dhe është përgjegjësi e Albin Kurtit që të gjejë zgjidhje duke u koordinuar edhe me partitë e tjera për formimin e institucioneve.

Reçica theksoi se LVV-ja e ka në dorë gjithë procesin dhe mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe presidentin, por duhet të koordinojë me partitë e tjera. Ai shtoi se këtë situatë e ka në dorë Albin Kurti.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...