{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreigug6dep53z7eoqxmhbuqs35r7voeeruwkayqzm4ia73u4eypsizy",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpgguqsb5lm2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiavuisvqigsebxmxlzu4ewhcttrvk3ixisgjupawfwp64h75iqca4"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 310130
  },
  "description": "Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, thotë se Albin Kurti ka përgjegjësinë për të gjetur zgjidhje",
  "path": "/lvv-ja-nuk-hyn-ne-bisedime/",
  "publishedAt": "2026-06-29T12:00:39.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "RTV21"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Partitë e ish-opozitës kanë kritikuar partinë fituese të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-në, për mosnisjen e bisedimeve me partitë e tjera për formimin e institucioneve. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se varet dhe është përgjegjësi e Albin Kurtit që të gjejë zgjidhje duke u koordinuar edhe me partitë e tjera për formimin e institucioneve.\n\nReçica theksoi se LVV-ja e ka në dorë gjithë procesin dhe mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe presidentin, por duhet të koordinojë me partitë e tjera. Ai shtoi se këtë situatë e ka në dorë Albin Kurti.\n\n_Burim:_ RTV21\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse LVV-ja nuk hyn në bisedime për formimin e institucioneve?",
  "updatedAt": "2026-06-29T12:32:48.400Z"
}