External Publication
Visit Post

Rexhep Gashi vritet në aksident në Vërmicë

Zhurma Press June 29, 2026
Source

VËRMICË — Zyrtari policor Rexhep Gashi, 59 vjeç, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor rreth orës 02:30, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Vërmicë, në komunën e Prizrenit.

Gashi ishte i angazhuar në detyrë dhe po patrullonte në këmbë pranë pikëkalimit kufitar. Në një moment, ndërsa tentonte të kalonte rrugën, u godit nga pjesa e përparme e një automjeti që vinte nga drejtimi Prizren – Vërmicë.

Sipas hetimeve fillestare të Policisë së Kosovës, ngasësi i automjetit nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të policit në vendin e ngjarjes. Në ngjarje kanë ndërhyrë ekipi i emergjencës, prokurori kujdestar dhe Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren.

Ngasësi i automjetit, i identifikuar si D.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit. Rasti është referuar Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërsa kufoma e viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...