{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreibtpbiosbn6ji6ue5y45igr26q2s6ucyswhoycfc72caik4z3533e",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpgdxtslcvb2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiasvy6o7lwudwpvulle3prdakab7g7aoqohg2ntvxvwyuibozotju"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 208639
  },
  "description": "Si ndodhi aksidenti fatal ku humbi jetën zyrtari policor 59-vjeçar gjatë detyrës?",
  "path": "/polici-vritet-ne-vermice-nga-shofer-shqiptar/",
  "publishedAt": "2026-06-29T11:08:45.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Klan Kosova"
  ],
  "textContent": "VËRMICË — Zyrtari policor Rexhep Gashi, 59 vjeç, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor rreth orës 02:30, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Vërmicë, në komunën e Prizrenit.\n\nGashi ishte i angazhuar në detyrë dhe po patrullonte në këmbë pranë pikëkalimit kufitar. Në një moment, ndërsa tentonte të kalonte rrugën, u godit nga pjesa e përparme e një automjeti që vinte nga drejtimi Prizren – Vërmicë.\n\nSipas hetimeve fillestare të Policisë së Kosovës, ngasësi i automjetit nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të policit në vendin e ngjarjes. Në ngjarje kanë ndërhyrë ekipi i emergjencës, prokurori kujdestar dhe Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren.\n\nNgasësi i automjetit, i identifikuar si D.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit. Rasti është referuar Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërsa kufoma e viktimës është dërguar në IML për autopsi.\n\n_Burim:_ Klan Kosova\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Rexhep Gashi vritet në aksident në Vërmicë",
  "updatedAt": "2026-06-29T12:40:07.489Z"
}