Pse Rama e quan Bënjën 'të shkatërruar' ndërsa shfaq përmirësimet?
Zhurma Press
June 28, 2026
PËRMET — Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga zona e ujërave termale të Bënjës, duke theksuar ndryshimet pas investimeve në infrastrukturë.
Në fotot e ndara në rrjetet sociale shfaqen vaskat termale të rehabilituara, parkimet dhe rrugët e përmirësuara, të cilat kanë lehtësuar qasjen e turistëve. Rama shkruan: "Ja dhe sot, live, Bënja e shkatërruar për të cilën duhet protestuar (dhe ende puna s’ka mbaruar)".
Sipas kryeministrit, ndërhyrjet kanë synuar rritjen e standardeve të shërbimit, duke e kthyer Bënjën në një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit termal. Zona tërheq vizitorë vendas dhe të huaj falë ujërave natyrore dhe përmirësimeve infrastrukturore.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere