Sa shoferë u privuan nga liria në Maqedoni për vozitje të rrezikshme?
SHKUP — Policia e Maqedonisë së Veriut (MPB) ka privuar nga liria 14 shoferë gjatë 24 orëve të fundit për shkak të vozitjes së pakujdesshme. Nga këta, shtatë kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi — dy në Shkup, dy në Rosoman, dy në Kumanovë dhe një në rajonin e Kavadarit.
Pesë shoferë të tjerë janë arrestuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit, në qytetet Kavadar, Sveti Nikollë, Negotinë, Gjevgjeli dhe në autostradën Veles–Gradsko. Dy të tjerë janë privuar nga liria pasi kanë vozitur në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë. Të gjithë do të përballen me kallëzime penale. MPB i bën thirrje pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë nën ndikimin e alkoolit ose pa patentë.
*Burim: Telegrafi_* — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere