External Publication
Visit Post

Sa persona hynë në Shqipëri përmes Morinës në 12 orë?

Zhurma Press June 28, 2026
Source

MORINË — Pika kufitare e Morinës ka regjistruar një fluks të paparë lëvizjesh gjatë natës, me mijëra qytetarë që kalojnë drejt bregdetit shqiptar për pushime verore.

Sipas të dhënave zyrtare, në vetëm 12 orë — nga ora 20:00 deri në 08:00 — në Shqipëri kanë hyrë 14.113 persona. Nga këta, 12.642 janë shtetas të huaj, ndërsa 1.471 janë shtetas shqiptarë. Numri i autobusëve që kanë kaluar përmes kësaj pike ka qenë gjithashtu i lartë, me 119 regjistrime, duke reflektuar rritjen e ndjeshme të qarkullimit në sezonin veror.

Në drejtim të kundërt, daljet kanë qenë dukshëm më të ulëta, me vetëm 1.887 persona që kanë lënë Shqipërinë. Autoritetet konfirmojnë se, pavarësisht fluksit të madh, nuk janë krijuar pritje të gjata, ndërsa procedurat e kalimit zhvillohen normalisht, të lehtësuara nga marrëveshjet për lëvizje të lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...