Sa turistë hynë në Shqipëri përmes Morinës për 12 orë?
Zhurma Press
June 27, 2026
MORINË — Pika kufitare e Morinës po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në një periudhë prej 12 orësh, nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 642 shtetas të huaj.
Këto shifra konfirmojnë tërheqjen e vazhdueshme të destinacioneve të bregdetit shqiptar për vizitorët rajonalë, duke rritur presionin mbi infrastrukturën kufitare në këtë periudhë të kulmit të sezonit.
*Burim: Zëri_* — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere