External Publication
Visit Post

Pse Komuna e Prishtinës ndërtroi rrethin në hyrje nga Gjilani?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

PRISHTINË — Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar përfundimin e ndërtimit të rrethit në hyrje të kryeqytetit nga drejtimi i Gjilanit, një projekt që Komuna e Prishtinës e ka realizuar vetë.

Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka theksuar se ky investim synon lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e qasjes për qytetarët që hyjnë në Prishtinë nga kjo zonë. Megjithatë, ai ka vënë në dukje se projekti i takon nivelit qendror, pasi ndodhet në një segment të rrugës magjistrale, por për shkak të mungesës së veprimit nga institucionet qendrore, Komuna ka ndërmarrë iniciativën.

Në ditët në vijim pritet të hapet për qarkullim edhe „Rruga A“, ndërsa do të fillojnë punimet për projektin e „Penetrimit të Veternikut“, i cili synon përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore në kryeqytet. Rama ka theksuar se këto hapa do të kontribuojnë në zbutjen e ngjeshjeve dhe në rritjen e sigurisë për banorët.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...