Prishtina ndryshon kahjet në rrethin Dukagjini
Zhurma Press
June 13, 2026
PRISHTINË — Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me hapjen e unazës së brendshme do të ndryshojnë kahjet e hyrje-daljeve nga rrethi “Dukagjini” drejt qendrës. Ndryshimet kanë hyrë në fuqi nga sot.
Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalizimin e ri, në mënyrë që lëvizja në këtë pjesë të kryeqytetit të zhvillohet pa probleme. Ndryshimi përfshin kahjet e reja në rrethin “Dukagjini” në drejtim të qendrës.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere