External Publication
Visit Post

Ku mund të depozitojnë qytetarët mbeturinat në Kosovë?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

PRISHTINË — Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se qytetarët mund të depozitojnë mbeturinat në katër deponi sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK): Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë.

Pranimi i mbeturinave filloi zyrtarisht këtë javë, me synimin për të ofruar një alternativë ligjore dhe të sigurt ndaj hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara. Pacolli-Dalipi theksoi se kjo nismë do të ndikojë në uljen e ndotjes së natyrës.

Deponitë do të funksionojnë çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 16:00. Ministrja bëri thirrje për përgjegjësi kolektive: "Të gjithë kemi për detyrë që ambientin ta ruajmë e Kosovën tonë ta bëjmë të pastër e të gjelbër."

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...