External Publication
Visit Post

Sa krerë ka stabilimenti që eksporton vezë të lëngshme në BE?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

XHAFZOTAJ — Ministri i Bujqësisë, Andis Salla dhe homologu i tij kosovar, Armend Muja vizituan stabilimentin e kompanisë AIBA, i cili ka një kapacitet prej 350 mijë krerësh të shpërndarë në pesë kapanone. Ky stabiliment është ndër njësitë më moderne të prodhimit të vezëve në Shqipëri dhe i vetmi që eksporton vezë të lëngshme drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës, Muja u njoh me teknologjinë e aplikuar, sistemin e gjurmueshmërisë dhe masat e sigurisë ushqimore që garantojnë kontroll të plotë në të gjithë zinxhirin e prodhimit. Salla theksoi se AIBA përmbush standardet strikte të tregut europian, duke rritur konkurrueshmërinë e produkteve "Made in Albania".

Investimi vlerësohet si model i modernizimit të sektorit agro-ushqimor, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e eksporteve. Ministrat theksuan rëndësinë e mbështetjes për investime të tilla, të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...