{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreiawzxeqif43hwluvyy2q4rhs5wuu4pudnc6aj6i4q57iyn5mnat24",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpb7spapqwi2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreianeky2zshbba2ns3aupaubwfwdbdskzfy6lvf6rmlzzgpy53xwhm"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 94511
},
"description": "Pse është AIBA i vetmi stabiliment në Shqipëri që eksporton vezë të lëngshme drejt Bashkimit Evropian?",
"path": "/stabilimenti-350-mije-krere-xhafzotaj-eksporton-ne-be/",
"publishedAt": "2026-06-27T10:10:58.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"ATSH"
],
"textContent": "XHAFZOTAJ — Ministri i Bujqësisë, Andis Salla dhe homologu i tij kosovar, Armend Muja vizituan stabilimentin e kompanisë AIBA, i cili ka një kapacitet prej 350 mijë krerësh të shpërndarë në pesë kapanone. Ky stabiliment është ndër njësitë më moderne të prodhimit të vezëve në Shqipëri dhe i vetmi që eksporton vezë të lëngshme drejt Bashkimit Evropian.\n\nGjatë vizitës, Muja u njoh me teknologjinë e aplikuar, sistemin e gjurmueshmërisë dhe masat e sigurisë ushqimore që garantojnë kontroll të plotë në të gjithë zinxhirin e prodhimit. Salla theksoi se AIBA përmbush standardet strikte të tregut europian, duke rritur konkurrueshmërinë e produkteve \"Made in Albania\".\n\nInvestimi vlerësohet si model i modernizimit të sektorit agro-ushqimor, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e eksporteve. Ministrat theksuan rëndësinë e mbështetjes për investime të tilla, të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Sa krerë ka stabilimenti që eksporton vezë të lëngshme në BE?",
"updatedAt": "2026-06-27T10:11:00.536Z"
}