Pse fansat po i kërkojnë Rihanna-s të ndahet nga ASAP Rocky?
— Reagimi i reperit ASAP Rocky gjatë një koncerti në Phoenix, Arizona, ka ndezur një debat të gjerë në rrjetet sociale. Gjatë performancës si pjesë e turneut “Don’t Be Dumb”, reperi u drejtua disa grave në publik me një koment që shumë përdorues e kanë cilësuar si të papërshtatshëm dhe ofendues.
Në video të shpërndara në TikTok, ai dëgjohet të thotë: “Faleminderit Zotit që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse do t’ju kisha bërë seks të çmendur”. Ndërsa publiku në koncerti reagoi me të qeshura dhe brohoritje, në rrjetet sociale reagimet ishin të forta, ku deklarata u konsiderua fyese për fanset femra dhe për vetë Rihannën.
Çifti, i cili ka tre fëmijë së bashku, është bërë shpesh objekt diskutimesh publike për shkak të paraqitjeve të tyre të përbashkëta gjatë turneut. Në platformën X dhe TikTok, shumë përdorues kërkuan që Rihanna të distancohet nga reperi, duke e quajtur deklaratën e tij si një “mungesë respekti” dhe diçka të papranueshme.
Ndërsa disa mbrojtës e interpretuan deklaratën si humor skenik të nxjerrë jashtë kontekstit, Rihanna deri tani nuk ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen. Turneu i ASAP Rocky vijon me ndalesa të tjera në SHBA, ndërkohë që debati mbi sjelljen e tij vazhdon të shoqërojë performancat e tij.
Burim: Kosova Sot — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere