External Publication
Visit Post

Pse Rektorati i UP-së i kërkon Ag Apollonit të tërheqë deklaratat?

Zhurma Press June 26, 2026
Source

PRISHTINË — Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Ag Apolloni publikoi një letër nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ku i kërkohet të tërheqë pjesë të deklaratave të bëra në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Fjalimi u mbajt gjatë aktivitetit për 90-vjetorin e lindjes së akademikut Rexhep Qosjes.

Në letrën e nënshkruar nga Bekim Muhaxheri, këshilltari për komunikim i rektorit, Universiteti kundërshton pretendimin se nuk kishte shprehur ngushëllime për vdekjen e Qosjes. Institucioni i kërkon Apollonit që këtë deklaratë ta përgënjeshtrojë publikisht, gjë që shkrimtari e ka refuzuar.

Burim: KultPlus — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...