External Publication
Visit Post

Çfarë do të kujtohet në takimin për 90-vjetorin e Rexhep Qosjes?

Zhurma Press June 24, 2026
Source

PRISHTINË — Nesër, më 25 qershor 2026, nga ora 11:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës mban takimin e vetëm përkujtimor për Rexhep Qosjen në 90-vjetorin e lindjes së tij. Organizatorët theksojnë se ky është takimi i vetëm i miratuar nga familja, duke respektuar vullnetin e të ndjerit që kishte kërkuar mosorganizim ceremonish me karakter politik.

Ligjëratën përkujtimore do ta mbajë Ag Apolloni, ish-student i Qosjes e tash profesor universitar. Temë: jeta, vepra dhe ndikimi i tij në letërsinë shqipe.

I lindur më 1936, Qosja konsiderohet një nga figurat kryesore të kritikës letrare, albanologjisë dhe postmodernizmit shqiptar. Veprat e tij përfshijnë romanet "Vdekja më vjen prej syve të tillë" , "Një dashuri dhe shtatë faje" , "Nata është dita jonë" dhe "Bijtë e askujt".

Biblioteka fton studiuesit, dashamirët e letërisë dhe përfaqësuesit e mediave. Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë ata që vlerësojnë mendimin e tij.

Burim: KultPlus — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...