Pse rrezikohen zgjedhjet komunale në Tetovë?
— Këshilli i Komunës së Tetovës rrezikon shpërndarjen dhe shkuarjen automatike në zgjedhje nëse rimiraton vendimin e vitit 2007 për ndryshimin e emrave të 10 rrugëve dhe sheshit. Ky proces është i rrezikshëm pasi Gjykata Kushtetuese i ka shfuqizuar këto emra më parë.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale, konkretisht në Nenin 75, paragrafi 1, Këshilli shpërndahet nëse miraton sërish një dispozitë që është anuluar ose ndërprerë me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo rregull bëhet aktuale tani që Bashkimi Demokratik për Integrim po kërkon seancë të jashtëzakonshme.
BDI ka kërkuar disa herë rimiratimin e vendimit dhe ka paralajmëruar protesta për shfuqizimin e emrave. Gjykata Kushtetuese i anulua emrat e vitit 2007 — ku 7 ishin në shqip dhe 3 në maqedonisht — pasi procesi u konsiderua gjysmak dhe nuk u mor pëlqimi i Qeverisë.
Autoritetet komunale kanë refuzuar kërkesën e BDI-së për seancë të jashtëzakonshme. Nga Komuna e Tetovës deklaruan se çështja do të zgjidhet përmes një procesi që ka nisur prej kohësh, ndonëse nuk dhanë një afat konkret, përveçse pritshmërinë që zgjidhja të vijë brenda këtij viti.
Ky proces zvarritet që nga viti 2022, ndërsa kritikët theksojnë se edhe BDI, gjatë kohës që ishte në pushtet, dhe tani VLEN, kanë pasur mundësi të sillnin një vendim të rregullt ligjore për të parandaluar shfuqizimin e emrave.
Burim: Portalb — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere