Rama i akordon medaljen e artë ish-presidentit francez Hollande
TIRANË — Kryeministri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit të Francës, François Hollande, në një ceremoninë të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë. Rama e vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Francës.
"Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t'i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike", tha Rama. Ai e çmoi po ashtu inkurajimin që Hollande i jep rrugëtimit evropian të Shqipërisë.
Kreu i Qeverisë shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të ish-presidentit francez në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për besimin e tij se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere