{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreiacg7g3tgwtfwlcojvuv3xsc4woxl2lvhtiqmhcpyxb2x37cbrq5u",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mp6t3nschcg2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreiasakfvufe7qjmku2sty4hlug6uadbh3x3jf3mf6ilhrz2lq4uwl4"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 363374
},
"description": "Pse ish-presidenti francez merr nderin më të lartë të shtetit shqiptar?",
"path": "/rama-akordon-medalje-art-hollande/",
"publishedAt": "2026-06-26T11:18:00.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"ATSH"
],
"textContent": "TIRANË — Kryeministri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit të Francës, François Hollande, në një ceremoninë të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë. Rama e vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Francës.\n\n\"Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t'i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike\", tha Rama. Ai e çmoi po ashtu inkurajimin që Hollande i jep rrugëtimit evropian të Shqipërisë.\n\nKreu i Qeverisë shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të ish-presidentit francez në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për besimin e tij se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Rama i akordon medaljen e artë ish-presidentit francez Hollande",
"updatedAt": "2026-06-26T11:18:00.386Z"
}