External Publication
Visit Post

Pse luhet vetëm një ndeshje në Botëror të dielën?

Zhurma Press June 25, 2026
Source

LOSANXHELOS — Kupa e Botës 2026, e para në histori me 48 kombëtare, po hyn në fazën eliminatore. Pas dy javësh me deri në katër ndeshje ditore, tifozët do të përjetojnë diçka të pazakonshme të dielën, më 28 qershor: në program është vetëm një ndeshje e vetme.

Arsyeja lidhet me formatin e ri — raundi i 32-shes — që Kupa e Botës e kishte vetëm teorikisht deri tani. Ndeshja e parë e këtij raundi do të jetë Kanada kundër Afrikës së Jugut në stadiumin SoFi të Kalifornisë, duke filluar në orën 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Ky takim hyn në histori si ndeshja e parë e fazës eliminatore në formatin e zgjeruar të Botërorit 2026. Grupi J mbyll zyrtarisht fazën e grupeve ditën para, dhe menjëherë pas saj fillon eliminimi direkt, ku çdo humbje do të thotë dalje nga turneu pa të drejtë rikthimi.

FIFA ka zgjedhur kalimin gradual midis dy fazave: vetëm një ndeshje të dielën u jep skuadrave kohë shtesë për udhëtime, rikuperim fizik dhe stërvitje. Të hënën ndeshjet rikthehen me një ndeshje tjetër, e pas saj ritmi kthehet në dy ose tre ndeshje në ditë.

E diela shërben kështu si një ditë tranzicioni mes dy botëve të turneut: intensive e grupeve, vendimtare e eliminimit direkt. Kanada dhe Afrika e Jugut luajnë të parët — dhe çdo gabim nga ky moment e tutje mund të jetë fatal.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...