Sa kombëtare kanë siguruar vendin në fazën eliminatore të Kupës së Botës?
Zhurma Press
June 26, 2026
BOTË — 19 kombëtare kanë siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, deri më tani, nga 32 sa do të jenë në fund të fazës së grupeve.
Australia, Suedia, Japonia, Holanda, Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë janë kombëtaret e fundit që kanë siguruar biletën në fazën eliminatore. Këto kombëtare iu bashkohen atyre që kishin siguruar më parë: Meksika, ShBA, Gjermania, Argjentina, Franca, Norvegjia, Kolumbia, Zvicra, Kanada, Brazili, Maroko, Bosnja dhe Afrika e Jugut.
Faza eliminatore nis ditën e diel, më 28 qershor. Kombetaret e mbetura do të luftojnë për vendet e fundit në kualifikim gjatë ditëve të ardhshme.
Burim: IndeksOnline — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere