Pse u ndalua tetovari në kufirin Jazhincë?
Zhurma Press
June 25, 2026
JAZHINCË — Më 24 qershor në ora 21:30, në Vendkalimin Kufitar Jazhincë, u privua nga liria B.M., 54-vjeçar nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Gjatë kontrollit dhe procedurës kufitare, ai u soll në mënyrë agresive ndaj zyrtarit doganor.
Personi u ndalua në stacion policor, ku dokumentimi i rastit u krye plotësisht. Sipas informacioneve të policisë, pas përfundimit të dokumentimit do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj tij për sjelljen agresive ndaj zyrtarit doganor.
Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere