External Publication
Visit Post

Tetovë: arrestohet 27-vjeçar nga Reçica e Vogël me marihuanë

Zhurma Press June 12, 2026
Source

TETOVË — Policia e Tetovës ka arrestuar M.K., 27-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël, pasi gjatë një bastisjeje me urdhër gjykate është zbuluar dhe konfiskuar marihuanë. Operacioni u krye më 11 qershor 2026 nga Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, e cila privoi nga liria 27-vjeçarin pas kontrollit të shtëpisë dhe objekteve ndihmëse.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.K. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...