Pse rebalanci i buxhetit shfaq krizën ekonomike?
Zhurma Press
June 24, 2026
SHKUP — Aleanca për Shqiptarët e shikon rebalancin e buxhetit si pranim i krizës ekonomike. Sipas partisë, kur qeveria detyrohet të mbulojë deficitin dhe borxhet me huamarrje të reja, qytetarët kuptojnë qartë se pas fjalëve për zhvillim fshihet një arkë e zbrazur.
Partia kërkon përgjegjësi politike për situatën aktuale. "VLEN nuk mund të heshtë kur çmimet rriten, pagat mbeten pas, investimet shtyhen dhe borxhi u lihet në shpinë qytetarëve," thonë nga ASH. Aleanca thotë se propaganda nuk mund të mbushë buxhetin ose të ulë çmimin e bukës.
Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere