External Publication
Visit Post

Pse LSDM-ja akuzon qeverinë Mickoski për dështim ekonomik?

Zhurma Press June 21, 2026
Source

SHKUP — Partia opozitare LSDM ka akuzuar qeverinë e Hristijan Mickoskit për dështim ekonomik dhe ulje të standardit të jetesës. Sipas socialdemokratëve, investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie prej rreth 60 përqind, ndërsa borxhi publik është rritur me mbi 2.5 miliardë euro.

Opozita gjithashtu pretendon se pagat nuk e ndjekin rritjen e çmimeve, ndërsa një familjeje katëranëtarëshe i nevojiten pothuajse 70,000 denarë për shpenzime jetësore, në një kohë kur shporta minimale vazhdon të rritet. Për LSDM-në, ribalancimi i buxhetit mbetet i pashmangshëm.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...