External Publication
Visit Post

Çfarë i tha Abdixhiku degëve të LDK-së që kërkojnë dorëheqjen e tij?

Zhurma Press June 24, 2026
Source

PRISHTINË — Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar publikisht pas kërkesave të degëve të mëdha të partisë për të dhënë dorëheqje, pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit që i solli vetëm 3% rritje.

"Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte", ka shkruar ai. "Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK."

Abdixhiku i ftoi anëtarët në durim: "Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë." Ky karakter, sipas tij, "do t'i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë".

Burim: Gazeta Metro — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...