Pse LDK-ja shfaq 'harmoni' pas krisjeve të brendshme?
Zhurma Press
June 29, 2026
PRISHTINË — Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti sot një mbledhje të përbashkët me Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve, e cila ka zgjatur mbi tre orë, transmeton Gazeta Metro.
Takimi vjen pas krisjeve të brendshme, pas kërkesave për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit. Gjatë mbledhjes janë vërejtur edhe mungesa të disa figurave të rëndësishme të partisë.
Në fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të LDK-së shihet se në takim nuk kanë qenë të pranishëm Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti, të cilët më herët janë përmendur si ndër zërat që kanë kërkuar largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë. Pse LDK-ja është para një udhëkryqi të madh?
Burim: Gazeta Metro — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere