External Publication
Visit Post

Çfarë sjell Anio Poci te Prishtina nga kampionët e Egnatias?

Zhurma Press June 23, 2026
Source

PRISHTINË — FC Prishtina ka zyrtarizuar një tjetër përforcim për sezonin e ri. Anio Poci, 27 vjeç, ka firmosur me gjigantin e futbollit kosovar, pasi e kaloi sezonin e kaluar te Egnatia në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Te klubi i Rrogozhinës, Poci shkruajti historinë si pjesë e ekipit që fitoi titullin kampion. Vlera e tij në platformën "Transfermarkt" shkon afro 250 mijë euro — një shifër që tregon nivelin e lojtarit që Prishtina po sjell në Superligën e Kosovës.

Lëvizja vjen në kulmin e merkatos së verës, ndërsa Prishtina synon të forcojë mesfushën për sfidat e reja në kampionat. Poci nuk është i vetmi emër i ri — klubi vazhdon të kërkojë përforcime për të mbajtur dominimin në futbollin vendor.

Burim: IndeksOnline — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...