External Publication
Visit Post

Çfarë sjell rikthimi i Kastriot Selmanit te Prishtina si përforcim i parë?

Zhurma Press June 13, 2026
Source

PRISHTINË — Klubi i futbollit Prishtina ka zyrtarizuar rikthimin e Kastriot Selmanit, i cili është afrimi i parë i skuadrës për edicionin e ri. Sulmuesi 26-vjeçar rikthehet në klubin ku u formua si futbollist, pasi kaloi të gjitha kategoritë e moshave deri te ekipi i parë.

Prezantimi i Selmanit shënoi edhe nisjen zyrtare të detyrës për drejtorin e ri sportiv të Prishtinës, Mentor Zhdrella. Gjatë karrierës së tij, sulmuesi ka veshur fanellat e Dritës, Llapit dhe së fundmi të Egnatias, me të cilën u shpall kampion i Shqipërisë.

Me klubin rrogozhinas ai zhvilloi 42 ndeshje në të gjitha garat. Kjo periudhë i shërbeu atij për të fituar përvojë edhe në kualifikimet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...