Çfarë sekuestroi Policia gjatë arrestimit të prishtinasit për pengim të zyrtarit?
Zhurma Press
June 23, 2026
PRISHTINË — Një person është arrestuar në Prishtinë gjatë një operacioni antidrogë të realizuar më 18 qershor, pas një vendimi të lëshuar nga prokurori kompetent. I dyshuari u ndalua gjatë aksionit policor, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin.
Zyrtarët policorë kanë konfiskuar tri pajisje DVR të sistemit të kamerave të sigurisë së një biznesi, si dhe dy telefona mobilë në pronësi të të dyshuarit. Pas arrestimit, ai është intervistuar në prani të prokurorit të rastit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Polica e Kosovës ka iniciuar rastin si "Pengim i personit zyrtar". Hetimet vazhdojnë nën drejtimin e prokurorisë kompetente.
Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere