Kush u bastis në Skenderaj pas ekspozimit të armës në rrjete sociale?
Zhurma Press
July 1, 2026
SKENDERAJ — Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Skenderaj gjatë orëve të pasdites të së mërkurës. Ndërhyrja erdhi pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave, pasi i dyshuari kishte ekspozuar një armë zjarri në rrjetet sociale.
Gjatë operacionit, forcat policore kanë sekuestruar një pushkë automatike. Në lidhje me këtë rast, dy persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për të sqaruar rrethanat e posedimit të armës pa autorizim.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit. Ndaj tyre është iniciuar një procedurë penale për veprën "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës".
Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere