Çfarë tregon Meda për Lulen në dasmën e vajzës Fejza?
Zhurma Press
June 22, 2026
TIRANË — Të premten mbrëma u mbajt dasma e Agnesës dhe Lauratit. Agnesa, vajza e vogël e këngëtares Shkurte Fejza, kishte ftuar shumë fytyra publike në ceremoninë e saj, mes të cilave edhe këngëtari Meda bashkë me bashkëshorten e tij, Lulen.
Në një intervistë për Artistët Shqiptarë , Meda foli me shumë dashuri për bashkëshorten e tij, duke theksuar se nuk do të ndahet kurrë nga ajo. Ai u shpreh se pa Lulen nuk ka jetë.
Meda foli gjithashtu për sezonin veror, duke treguar se është shumë i gatshëm për mbrëmje muzikore dhe dasma. Ai foli edhe për raportet me Shkurte Fejzën: që nga fëmijëria e kishte ëndërr ta takonte këngëtaren dhe sot ndihej shumë krenar që është mik i familjes së saj.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere