External Publication
Visit Post

LAMM: Pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Zhurma Press June 14, 2026
Source

SHKUP — Komunikacioni në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa probleme dhe mbi asfalte të thata, sipas njoftimit të fundit nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Trafiku jashtë zonave urbane ka intensitet mesatar, ndërsa në pikat kufitare të vendit nuk raportohet për vonesa apo pritje të gjata në hyrje dhe dalje.

Nga ana tjetër, shoferëve u rekomandohet shpejtësi e rregulluar dhe respektim i plotë i sinjalistikës rrugore. LAMM bën thirrje për kujdes të shtuar veçanërisht nëpër gryka e lugina lumenjsh ku mund të ketë rrëshqitje dheu, si në akset Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...