Kë do të sfidojnë sot kombëtaret e Kosovës në volejboll?
Zhurma Press
June 21, 2026
PRISHTINË — Pallati i Rinisë dhe i Sporteve në Prishtinë do të shërbejë si qendër e volejbollit evropian, ku përfaqësueset e Kosovës në dy konkurrencat do të zbresin në parket për CEV Volleyball European League. Kombëtarja e femrave hap programin në orën 17:00 kundër Hungarisë, kurse meshkujt luajnë në orën 20:00 ndaj Izraelit.
Përballja e vashave me Hungarinë konsiderohet tejet e rëndësishme për vazhdimësinë e tyre në këtë garë evropiane. Federata e Volejbollit e Kosovës ka ftuar sportdashësit që të mbushin sallën për t'i përkrahur ekipet kombëtare në këto sfida, duke konfirmuar se hyrja në Pallatin e Rinisë do të jetë falas për të gjithë.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere